Politike

VIDEO/ Nis transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama: Kemi pritur gjashtë vite

14 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nisjen e transmetimit të linjës 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një deklartaë për mediat bashkë me ministren Belinda Balluku, Rama tha se ky projekt është finalizimi i një politike të mirëfilltë dhe largpamëse, ndryshe nga thirrjet për atdhetarizëm që bëhen në statuse Facebook-u.

Kryeministri Rama e cilësoi historike këtë marrëveshje me fjalët e Sali Berishës, ku si rrallëherë e përmendi me konotacion pozitiv. Rama u ndal edhe tek kritikat për Shëngenin Rajonal, teksa shtoi se pikërisht kjo marrëveshje apo bashkëpunim dhe të tilla si këto, janë qëllimi i këtij bashkimi rajonal.

Referuar dorëzimit të ‘Kosovës’, kreu i qeverisë tha se këto janë thirrje atdhetarizmash që të çojnë drejt mbylljes dhe asgjëkundi tjetër, ndryshe nga politika largpamëse që ai synon të bëjë. Rama citoi dhe historianin Bren Fisher ku tha se ashtu si dikur, që Kosova na sillte produkte bujqësore, ne i çonim blegtorale, ata na sillnin qymyr, ne u çonim hekur dhe krom, sot ndodh e njëjta gjë, por në një tjetër formë.

“LAJM I MIRË. Hedhim sot pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona,”- shkruan Rama krah videos që prezantoi nisjen e këtij transmetimi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis transmetimin linja 400 kv mes shqiperise ne kosoves nis transmetimin linja 400 kv mes shqiperise ne kosoves

Sondazh

Poll