Politike

Projekti me Kosovën, Rama citon Berishën: Historike, siç e thoshte paraardhësi im, jemi një vend me dy shtete

14 Dhjetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Projekti me Kosovën, Rama citon Berishën: Historike, siç e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur parardhësin e tij në kuptim pozitiv, pas prezantimit të projektit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Si rrallë herë, Rama iu referuar Berishë me fjalën paraardhësi im, apo mbështeti fjalët e tij.

“Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon dhe duke njëhsuar qasjen dhe me ndihmën e mbështetjen e shteteve të bashkuara, që ta hiqnim atë veton e Serbisë dhe të marrim atë për të cilën jemi mbledhur sot, hapjen e këti projekti. Që siç e thoshte edhe paraardhësi im, është një ndër projektet më të mëdha mes dy shteteve tona. Jemi një vend me dy shtete. Kjo është një hapësirë e pavarur që njëherazi është një hallkë themelore, në sistemin e energjisë. Vënia në punë e kësaj linje, do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin injektiv të OST-së,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll