Politike

Evis Kushi: Do të identifikojmë nxënësit dhe gjimnazistët që morën pjesë në protestë dhe do t’i trajtojmë psiko

13 Dhjetor 2020, 21:31 Nga DOSJA
Evis Kushi: Do të identifikojmë nxënësit dhe

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën  zhvilluar për vrasjen eKlodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajnohen psikologjikisht.

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ajo tha se fakti se nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazistët që morën pjesë në tubime, e shqetëson pasi sipas saj kjo është një situatë e rëndë dhe për zhvillimin e tyre .

“Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, t’i identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë, që të marrin trajtim psikologjik. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre.”– ka thënë ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll