Katër ditë pa Ministër të Brendshëm! Kush do të jetë zëvendësuesi i Lleshaj në këtë post, Rama pritet të zbulojë e
14 Dhjetor 2020, 09:09Nga DOSJA
TIRANË-Prej katër ditësh Shqipëria është pa Ministër të Brendshëm. Sandër Lleshaj i cili mbante këtë post ka dhënë dorëheqjen pas protestave që nisën në vend për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rashës nga një efektiv i policisë.
Këtë javë pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë se kush do të jetë emri i ri që do mbajë këtë post.
Rama në reagimin që bëri pas vdekjes së të riut tha se ministri Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen që pas ngjarjes, mirëpo ai i kishte kërkuar që të mbetej në detyrë, së paku deri në kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky njoftim vjen në një kohë shumë kritike për vendin pasi qytetarët janë në kulmin e revoltës së tyre. Njerëzit kanë dalë në sheshe të qyteteve ku ndodhen dhe kanë protestuar në forma të ndryshme për vrasjen e të riut. Nuk dihet se kush do të jetë Ministri i ri/ e re që do mbajë këtë post si dhe mënyra se si do të pritet nga qytetarët.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në ‘Facebook’ një video që tregon se si vijon puna në spital aty ku qytetarët marrin shërbimin e...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen eKlodian Rashës do të identifikohen...
TIRANË- Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në marshimin paqësor ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish buxhetin e vitit 2021, të cilin nuk pranoi ta dekretonte. Në një status në Facebook, Meta shkruan se...
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me mësimin që po mbahet online. Në një intervistë për ABC News ajo ka thënë se poshi...
TIRANË– Ministrja Etilda Gjonaj ka deklaruar me bindje se pas protestave të zhvilluara në katër ditët e fundit qëndron PD-ja dhe LSI-ja. E ftuar në “...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gonaj tha se fatkeqësisht kryebashkiakja Voltana Ademi po nxit dhunë. E ftuar në Report TV, Gjonaj shtoi se kjo nuk ...
SHKODËR– Pasi policia e Shkodrës e procedoi penalisht për shkak se ishte pjesë e protestës, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bërë kallëzim...
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka një qëndrim ndryshe për protestat që po zhvillohen në mbarë vendin për vrasjen e Klodian Rashës. Ngjela mendon se të rinj...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar ngjarjet aktuale që po ndodhin në vend. Në Facebook ai ka shkruar se kryeministri Rama hyn në d...