Politike

Dikur dhe sot/ Rama citon historianin: Ata na sillnin qymyr e ne u çonim hekur e krom

14 Dhjetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Dikur dhe sot/ Rama citon historianin: Ata na sillnin qymyr e ne u çonim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë sishembull fjalë të shkruara nga historiani Bren Fisher për të përshkruar marrëdhënien merr-jep që kanë pasur prej kohësh dhe që tashmë, do të vijojnë të kenë në një mënyrë më të sofistikuar, Shqipëria dhe Kosova.

Teksa prezantoi nisjen e transmetimit të linjes 400 kv, Rama tha se ashtu si dikur, kur Kosova na sillte produkte bujqësore, ne i çonim blegtorale, ata na sillnin qymyr, ne u çonim hekur dhe krom, sot ndodh e njëjta gjë.

“Më lejoni të sjell një fragment nga historian Bren Fisher, që trajton interesat e tregut në kohën që Shqipëria dhe Kosova jepnin e merrnin në mënyrë reciproke. Kosova na sillte produkte bujqësore, ne i çonim blegtorale. Ata na sillnin qymyr, ne u çonim hekur dhe krom. Sot ndodh e njëjta gjë. Mjafton të shohësh pamjet e të njëjtës medalje për të kuptuar se çfarë rëndësie stragjike ka kjo që sot është kthyer në realitet. Kjo do të thotë që siç e nënvizoi dhe ministrja, jemi reciprokisht mët ë fuqishëm nga piëkpamja e kapaciteteve. Për sa na takon si Shqipëri, duke qenë se kemi një nivel të lartë të prodhimit të energjisë, hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje, apo përmes atyre që përmendi ministrja, për të mundur që të eksportojmë. Në Kosovë dihet që ka një kosto operacionale të larte pasi gjithçka varet nga hidrocentralet. Nuk ka fleksibilitet. Jmi në kushtet që mund të fillojmë së bashku të racionalizojmë fuqinë tonë si pasojë, nga njëra anë e motit dhe nga ana tjetër e faktit që e gjithë oferta bazohet në një burim,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nis transmetimin linja 400 kv mes shqiperise ne kosoves edi rama nis transmetimin linja 400 kv mes shqiperise ne kosoves

Sondazh

Poll