Politike

Ish-deputetja e LSI në marshimin e protestuesve: Nuk vij për politikë, por si qytetare dhe e re, në Shqipëri nuk ka siguri

13 Dhjetor 2020, 18:20 Nga DOSJA
Ish-deputetja e LSI në marshimin e protestuesve: Nuk vij për

TIRANË- Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në marshimin paqësor ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit nga efektivi i policisë.  Ajo është shprehur se ditën e sotme nuk ka ardhu si politikane por si qytetare e thjeshtë. Ajo ka thënë se ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, duke shtuar se në Shqipëri nuk ka siguri për jetën.

‘’Unë jam moshatare me të.Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti.’’- tha Kërpaçi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll