Sport

Në Angli tallen me ofertën e Juventusit për Pogba, ja çfarë ka propzuar klubi bardhezi për mesfushorin francez

13 Dhjetor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Në Angli tallen me ofertën e Juventusit për Pogba, ja

ANGLI– Juventus po bën gjithçka për të transferuar Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United nuk është i kënaqur në Angli dhe një rikthim në Torino do ta mirëpriste me kënaqësi. Sipas mediave angleze, klubi bardhezi kërkon ta marrë francezin në formën e huazimit, “L’Express” si titull kryesor ka vendosur: “Juventus po bën shaka”, duke e përkufizuar këtë ofertë si “të pacipë”. Për Manchester United, me pak fjalë duket absurd që një të vijë një ofertë e tillë duke parë që klubi anglez shpenzoi 89 milion paund në vitin 2016-të dhe tani të çojë lojtarin në Torino pa përfituar gjë.

Aq më absurde, për tabloidët ku vlerësimi i mesfushorit francez shkoi në 150 milion paund në vitin 2019 kur Real u përpoq të transferonte lojtarin. Vetëm një ditë para derbit, Pogba në rrjetet sociale u betua për dashuri ndaj Djajve të Kuq.

“Unë kam luftuar gjithmonë dhe do të luftoj gjithmonë për Manchester United, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. Të gjitha bla bla.E ardhmja është larg, sot ajo që ka rëndësi është që unë jam i përfshirë 1000% te Manchester United!

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus manchester united pogba juventus manchester united pogba

Sondazh

Poll