Aktualitet

Gjykata e Strasburgut jep vendimin për Arben Frrokun: S’ekstradohet, vendimi është politik

12 Shkurt 2019, 15:48 Nga DOSJA
Gjykata e Strasburgut jep vendimin për Arben Frrokun: S’ekstradohet,

Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e biznesmenit Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta, pasi dënimi është bazuar mbi arsye politike.

Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.

Ndërkohë, sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri, është dhënë bazuar mbi motive politike, duke shtuar se Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, pavarësisht se gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.

Biznesmeni Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë, dhe më pas Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, por ky i fundit deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje.

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben frroku dritan lamaj ekstradimi ne shqiperi gjykata e hages arben frroku dritan lamaj ekstradimi ne shqiperi gjykata e hages

Sondazh

Poll