Aktualitet

“Me duart plot”, vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti (Video)

12 Shkurt 2019, 15:23 Nga DOSJA
“Me duart plot”, vijnë në jetë trinjakët e

Mëngjesin e sotëm kanë ardhur në jetë trinjakët e parë për këtë vit. I pranishëm në maternitetin “Koço Gliozheni”, Tiranë ku u realizua lindja e bebeve ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shkoi të dorëzonte çekun prej 120 mijë lekësh të reja nënës e cila solli në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Kryeministri Rama gjithashtu ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, teksa lë dhe urimin e tij. “Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili. Edhe 100,”– shkruan Rama krahas videos.

Në pamjet e filmuara kryeministri shihet i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Si është bonusi kur janë tre?! Kështu kur janë tre të gjithë marrin si për të tretin 1.2 milionë lekë secili. Kanë ardhur me duart plot, me lekë me vete,”- dëgjohet të thotë kreu i qeverisë në video.

Këto bonuse erdhën nga një nismë e qeverisë për shtimin e popullsisë. Në prezantimin e platformës së buxhetit për vitin 2019, kryeministri Edi Rama aplikoi edhe çeqet për lindjen e çdo bebeje që nga janari i vitit 2019.

Sipas planifikimit çdo fëmijë i parë i një çifti merr 40 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 80 mijë lekë dhe fëmija i tretë  120 mijë lekë të reja. Në rastet kur nëna sjell në jetë binjakë, fëmijët marrin të dy nga 80 mijë lekë secili. Dhe në rastet e trinjakëve, marrin nga 120 mijë lekë të vjetra secili.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceqet per lindjen e bebeve kryeministri edi rama lindja e trinjakeve materniteti koco gliozheni ceqet per lindjen e bebeve kryeministri edi rama lindja e trinjakeve materniteti koco gliozheni

Sondazh

Poll