Aktualitet

Urdhri për policët/ Ardi Veliu: S’ka fonde për orët shtesë, nuk paguhen, kompensohen me ditë pushimi

12 Shkurt 2019, 14:43 Nga DOSJA
Urdhri për policët/ Ardi Veliu: S’ka fonde për orët

Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë punuar jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore, ku iu shkruan që për orët shtesë të punës, punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushimi dhe jo me pagesë, kjo për shkak të mungesës së fondeve.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar  problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura,ku janë krijuar detyrime  të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Drejtori i policisë ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur, të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë. Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu oret shtese te punes policia e shtetit ardi veliu oret shtese te punes policia e shtetit

Sondazh

Poll