Sport

“Eriksen do të bëjë diferencën, titulli kampion? Duhet të jemi të bashkuar”, Conte flet në prag të ndeshjes me Cagli

12 Dhjetor 2020, 17:27 Nga DOSJA
“Eriksen do të bëjë diferencën, titulli kampion? Duhet

MILANO-Pas zhgënjimit në Champions League, Interi rikthen vëmendjen në kampionat, objektivi i vetëm i Antonio Contes që do të përqëndrojë të gjithë forcat në Serie A. Zikaltërit janë 5 pikë prapa nga vendi i parë që mbahet nga Milan. Kritikat kundër tij kanë qenë të shumta dhe tifozët kanë kërkuar në rrjetet sociale me ngulm largimin e teknikut, kërkesë që nuk është plotësuar nga drejtuesit të cilët vazhdojnë të besojnë se ai mund të sjellë trofe të rëndësishëm në klub. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cagliarit që do të luhet ditën e dielë Antonio Conte është shprehur.

Një premtim apo një mesazh për tifozët e Interit? –“Të mos ia bëjmë të lehtë në këtë moment atyre që po gëzojnë dhe shpresojnë që të shkatërrohet ajo që po mundohemi të ndërtojmë pas një viti e gjysmë punë. Shoh shumë negativitet, të tjerët po e vënë re se sa gjëra të mira po bëjmë për të ardhmen.

Titulli Kampion?-“Duhet të jemi të bashkuar, për vazhduar rrugën e vitit të kaluar. Jemi kthyer përsëri të besueshëm, e kuptoj se ka mungesë durimi pas 10 vitesh pa trofe, por kur fillon të punosh duke nisur nga themelet, nevojitet koha e duhur. Pasi të jetë ndërtuar baza, mund të mendohet për qiellgërvishtësen që meritojnë tifozët e Interit.

Eriksen?- “Kush tha që ai nuk po përmirësohet? Ju e shihni atë vetëm në lojë, puna ime është të përmirësoj të gjithë. Christian e di që unë punoj me ndershmëri intelektuale dhe bëj gjithçka për t’i përmirësuar ata, qoftë ai futbollist që është 18 vjeç ose më i vjetri në skuadër. Unë punoj me të për të përmirësuar disa aspekte të tij. Stafi im dhe unë jemi në dispozicion për të gjithë lojtarët. Ndoshta duhet më shumë kohë me Christian, por ai do të jetë në gjendje të bëjë diferencën dhe do të lulëzojë “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll