Sport

“Scudetto” shpëtimi i vetëm për Konten, te “zikaltrit” piketohet pasuesi…

11 Dhjetor 2020, 15:51 Nga DOSJA

ITALI – Dështimi në Champions League, parashikon një tsunam në pankinën e Interit. Tani në kampin zikaltër të Milanos sytë dhe shpresat janë kthyer nga kampionati. Fitimi i “scudetto”-s në Seria A është kushti i vetëm për Antonio Konte, për të vazhduar në pankinën e Interit. Detyrë e vështirë, përvoja e zikaltërve këtu është e hidhur.

“Curva Nord”, grupi kryesor i tifozëve ultras që mbështet Interin, ka dalë me një komunikatë ditën e djeshme, duke deklaruar se do vazhdojnë të mbështesin skuadrën e zemrës, teksa llogaritë duhen bërë në fund të sezonit. Sakaq drejtuesit duan titullin, kusht që duhet të plotësohet nga trajneri për të vijuar të jetë pjesë e Interit. Nëse Lukaku me shokë nuk shpallen kampionë Italie, Konte do të shkarkohet.

Pasardhësi? Atë e zbulon “La Stampa”. Flitet për Maksimilian Alegrin, ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit. 53-vjeçari qëndron pushim prej majit të vitit 2019 dhe Interi do të ishte një destinacion super për trajnerin nga Liverno.

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio konte curva nord deshtimi ne champions league interi max alegri seria a skudeto zikaltritt antonio konte curva nord deshtimi ne champions league interi max alegri seria a skudeto zikaltritt

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...