Sport

Shqipëria gjobitet nga UEFA, e pëson dhe Bjellorusia…

11 Dhjetor 2020, 21:41 Nga DOSJA

ZVICER – Shqipëria është gjobitur nga UEFA. Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s (CEDB) ka gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me 5 mijë euro për mosrespektimin e protokollit “Return to play” të përcaktuar nga institucioni i futbollit europian në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, zhvilluar më 18 nëntor në “Air Albania”.

Disiplina pranë UEFA-s, e informuar nga raporti i delegatit të ndeshjes, ka arritur në përfundimin, se FSHF nuk ka respektuar detyrimet organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e ndeshjes ndaj bjellorusëve për Nations League.

Ndërkohë, nuk kanë shpëtuar pa u ndëshkuar edhe nuk Federata e Futbollit të Bjellorusisë. Ajo është gjobitur me 6 mijë euro, për shkak të sjelljen e gabuar të futbollistëve të saj në “Air Albania” pas përfundimit të takimit me kuqezinjtë, ku pati mosmarrëveshje mes palëve.

Masa penalizuese duhet të shlyhet brenda 90 ditëve nga të dyja palët, njofton UEFA.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia fshf gjobitet fshf kombetarja e shqiperise nations league uefa gjobit fshf bjellorusia fshf gjobitet fshf kombetarja e shqiperise nations league uefa gjobit fshf

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...