Sport

Lamtumirë Dolfi… sot sëmundja të ndau në pabesi nga ne!

12 Dhjetor 2020, 11:22 Nga DOSJA

TIRANE – Sporti shqiptar, në veçanti basketbolli, është në zi. Rudolf Cici, një prej gjyqtarëve të dalluar dhe vlerësuar në lojën e koshit shqiptar, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Në këtë rast dhimbjeje, Federata Shqiptare e Basketbollit, presidenti i saj Avni Ponari, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Cici për humbjen e njeriut tyre të dashur.

“Basketbolli shqiptar, sot ka humbur Rudolf Cicin, një prej gjyqtarëve më të mirë, një ikonë të gjykimit të drejtë jo vetëm në fushën e basketbollit, por edhe ne jetën e përditshme. Sot dhe përgjithmonë, ti do të mbetesh një shembull profesional por edhe njerëzor.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, familjarëve dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, atyre që punuan dhe që e njohën Dolfin. Si gjyqtar, e njohim si Cici i madh, që i trashëgoi pasionin djalit të tij, Gentit, i cili e ka përfaqësuar denjësisht dhe krenarisht.

Dolfi, anëtar i Kryesisë së Federatës, një profesionist korrekt, i cili spikaste gjithmonë për propozimet e tij sa të drejta aq edhe njerëzore. Ai e donte basketbollin dhe nuk u largua kurrë prej tij edhe pse sëmundja filloi t’i shfaqej.

Dolfi vazhdoi të vinte në pallatin e sportit si vëzhgues i ndeshjeve dhe si një njeri që e donte topin. Aq shumë e deshi basketbollin, më shumë arbitrimin, sa interesohej për çdo gjyqtar të ri që ecte në arbitrim dhe ashtu modestisht ai kurrë nuk i kursente këshillat profesionale ndaj tyre, falë karrierës së tij dhjetëra vjeçare.

I paharruar qoftë kujtimi yt Rudolf Cici! Do mbetesh etaloni i mirësisë dhe profesionalizmit!”,- shkruan presidenti Avni Ponari, në faqen zyrtare në facebook të Federatës Shqiptare të Basketbollit,

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anetari i federates shqiptare te basketbollit gjyqtari i basketbollit shqiptar rudolf cici anetari i federates shqiptare te basketbollit gjyqtari i basketbollit shqiptar rudolf cici

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...