Sport

“Rrufeja” holandeze në “pole”, Verstapen thyhen hegjemoninë e Mercedesit

12 Dhjetor 2020, 17:05 Nga DOSJA

ABU DHABI – “Pole-position”-i fundit i sezonit 2020 në Formula 1 i përket një super Maks Verstapen. Në Abu Dhabi, në cirkuitin Jas Marina, piloti holandez i Red Bullit, la pas tij dy Mercedesët, në fillim Luis Hamiltonin dhe më pas Valteri Botas, të cilët së bashku synonin të arrinin numrin 17 të “poleve” në 17 garat e këtij sezoni.

Për herë të parë në vitin 2020, me tre pilotët e parë, i ndanë vendet midis tyre me vetëm 0,086 të sekondës, duke treguar një rivalitet të ashpër dhe rritur pritshmëritë për garën e nesërme. Lando Noris i Mclarenit do të plotësojë rreshtin e dytë, duke u renditur në vendin e katërt, për të vijuar më pas Aleksandër Albon të Red Bullit.

Piloti Çarls Leklerk i Ferrarit u rendit i 9-ti në këto prova, por nesër ai do të niset 12-ti, një vend para shokut të skuadrës, gjermanit Sebastian Fetel, për shkak se piloti nga principata ka marrë të një penalitet në garat e Bahrenit.

Nesër, në orën 14:10, në cirkuitin Jas Marina do të startojë Grand Prix Abu Dhabi, gara e 17-të dhe e fundit për kampionatin botëror në Formula 1. Renditja e pilotë do të jetë si më poshtë:

B.T (Dosja.al)

  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abu dhabi carls leklerk cirkuiti jas marina formula 1 luis hamilton maks verstapen mclaren mercedes red bull sebastian fetel valteri botas abu dhabi carls leklerk cirkuiti jas marina formula 1 luis hamilton maks verstapen mclaren mercedes red bull sebastian fetel valteri botas

Sondazh

Poll