Sport

Kërkohen 3 pikët ndaj Laçit, Martini: “Me pak fat, mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen”

12 Dhjetor 2020, 15:28 Nga DOSJA
Kërkohen 3 pikët ndaj Laçit, Martini: “Me pak fat, mendoj

DURRES – Takimi i nesërm Teuta-Laçi në “Niko Dovana” është një ndër më intriguesit e javës së 8-të të Superligës. Për të ka folur ne konferencën e sotme për shtyp trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Shkodrani ka analizuar shkurt sfidën e mesjavës ndaj Partizanit dhe ka deklaruar se nesër tri pikët janë objektivi i pare dhe i vetëm i Teutës.

“Nuk mendoj se ishte rezultat i drejtë në ndeshjen ndaj Partizanit. Ne duhet ta fitonim ndeshjen, patëm raste. Jo se kundërshtari nuk pati raste, por ne luajtëm më mirë, e mbajtëm më shumë topin, patëm raste më shumë, për të mos harruar edhe penalltinë. Duhet ta fitonim ndeshjen. Problemi që nuk po fitojmë, ndoshta është te fakti që edhe të tjerët nuk po munden të na mundin. Po e shoh gotën gjysmë plot. Me të vërtetë nuk po fitojmë, por as nuk po na mundin dot, as me rezultate, as me lojë. Kështu që shpresoj që kjo gjë të ndryshojë”.

3 gola në 7 ndeshje? “Nuk besoj se është vetëm çështje e sulmit, është thjesht çështje fati, momenti. Jam i sigurt që fitorja do të vijë, madje me lojëra më bindëse. Janë pak, normalisht. Edhe kur kam qenë futbollist më ka ndodhur diçka e tillë, madje gjatë karrierës disa herë më ka ndodhur. Është moment “jo”, që mendojmë se do ta kalojmë shpejt”.

Laçi? “Futemi në fushën e lojës të fitojmë, si në çdo ndeshje. Normalisht e dimë se kemi përballë një kundërshtar të fortë, por detyrimi ynë është të marrin tre pikët. Jemi në formë të mirë dhe me pak fat, mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen. Nuk pres asgjë tjetër, veçse të bëjmë më shumë vertikalizime, të shkojmë te porta kundërshtare dhe të shënojmë për të marrë tre pikët”,- u shpreh trajneri i durrsakëve Edi Martini.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini ndeshja ndaj partizanit ndeshja ndja lacit niko dovana teuta skuadra durrsake trajneri i durrsakeve edi martini ndeshja ndaj partizanit ndeshja ndja lacit niko dovana teuta skuadra durrsake trajneri i durrsakeve

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...