Sport

Mbrojtësi i kombëtares turke Ozan Kabak, në janar shton radhët e Milanit…

12 Dhjetor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Mbrojtësi i kombëtares turke Ozan Kabak, në janar shton

ITALI – Mbrojtësi i ri turk Ozan Kabak në janar pritet të kalojë në radhët e kuqezinjve të Milanit. Në Spanjë janë të sigurtë për të këtë. Në veçanti ‘Don Balon’, sipas të cilit, “djajtë” po përgatiten dhe po punojnë në heshtje të mbyllin blerjen e Kabak.

Transaksionet për mbrojtësin qendror turk, të datëlindjes 2000, që aktualisht luan në radhët e gjermanëve të Shalke 04, raporton portali spanjoll i specializuar në merkaton e futbollit, duhet të mbyllet brenda disa javësh, për një shifër afër 25 milionë eurosh.

Pasi ka debutuar dhe luajtur për dy sezone në radhët e Gallatasarajit, Ozan Kabak ka kaluar në Bundesligën gjermane. Fillimisht me Shtutgardin, për t’u stacionuar te Shalke, me fanelën e së cilët ka zhvilluar 31 takime, ndërkohë që ka luajtur edhe 7 ndeshje me kombëtaren e Turqisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djajte gallatasaraj kombetarja e turqisë kuqezinjtë milan ozan kabak shalke 04 shtutgardi djajte gallatasaraj kombetarja e turqisë kuqezinjtë milan ozan kabak shalke 04 shtutgardi

Sondazh

Poll