Politike

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër/ Balla: Nuk janë shkodranët, porosia ka ardhur nga Tirana, autorët janë Meta,

12 Dhjetor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër/ Balla:

TIRANË-  Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar sërish për shkatërrimin e selisë së PS-së në Shkodër, nga qytetarët që organizuar protestë për vrasjen e Klodian rashës, nga efektivi i policisë

Në një deklaratë për mediat, Balla ka thënë se sulmi ndaj selisë së PS-së në Shkodër është një sulm i porositur nga Tirana dhe ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhin edhe Bashën.


“Nuk është vepër e shkodranëve kjo që ndodhi. Por ka një parti politikë që prej 30 vitesh është munduar që ta përdorë Shkodrën për keq dhe jo për mirë. Sulmi ndaj selisë së PS-së në Shkodër është një sulm i porositur nga Tirana dhe ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhin edhe Bashën. Ky i fundit e ka të pamundur që të ndërhyjë për mosrespektimin e këtij urdhri. Kjo seli prej nesër do të jetë gati. PS është forca më e madhe politikë në mbarë Shqiptarinë. Jemi për të denoncuar këtë skenar dhune. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërit të ruajnë fëmijët.”- ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulan balla taulan balla

Sondazh

Poll