Dëmtimi i selisë së PS-së/ Ilir Beqaj: Një efektiv nuk përfaqëson gjithë Policinë e Shtetit
12 Dhjetor 2020, 15:35Nga DOSJA
SHKODËR- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka reaguar për protestën e sotme e zhvilluar në qytetin verior, ku protestuesit kanë shkatërruar selinë e PS-së ku janë djegur sende që ishin brenda selisë të Partisë Socialiste.
Në një deklaratë për mediat, Beqaj theksoi se pala tjetër politike po përdor fëmijët si “kamikaz”, duke shtuar se veprimi i një polici nuk përfaqëson Policinë e Shtetit. Ai tha se kjo që ka ndodhur ditën e sotme nuk ka ndodhur kurrë më parë.
“Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit. Ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim. Shkodra është e demokratëve dhe e socialistëve, por edhe mbarë shqiptarëve. Në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë më parë që ndodhi sot. Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë me vendosmëri. Ka kohë që Sali Berisha mburret se ka vrarë njerëz në bulevard më 21 janar”, tha Beqaj.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur përmes mediave që sipas demokratëve kontrollon, letrën që një djalë 6-vjeçar i...
SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka denoncuar në Prokurori, drejtuesit e Policisë së Shtetit. Mësohet se ajo ka bërë denonci...
DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme qendrën spitalore të Porto Romanos në Durrës. Në ditën Botërore të Mbulimit ...
TIRANË– Klevis Balliu deklaroi se është dhunë është t’i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi, t’u thyhen këmbët grave apo të masakrojnë adoleshentë dhe...
TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve dhe medias në protestat e zhvilluara tre ditët e fundi...
SHKODËR– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar emrat që sipas tij qëndrojnë pas sulmit të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër. Në ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në shtëpinë e familjes Rasha në Laprakë, djali më i vogël i së cilës, Klodian Rasha, u vra p...
TIRANË– Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, ka nxitur reagime të ashpra nga palët politikë në vendin tonë. Teksa protesta ishte në kulmi...