Politike

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Grupi, i lidhur me celula terroriste…’Haxhi Mileti’ nuk pushon

25 Prill 2019, 12:16 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Lleshaj: Grupi, i lidhur me celula

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një tjetër zbulim gjatë fjalës së tij në Kuvend, në lidhje me grabitjen e 6.7 milionë eurove në Rinas.

Pas deklaratës së bujshme që bëri disa ditë më parë, kur tha se paratë mund të jenë djegur, (Lexo këtu), Lleshaj është shprehur sot se grupi që realizoi grabitjen e Rinasit është i lidhur me celula terroriste.

Lleshaj komentoi shkurt edhe lëvdatën që e ngarkuara me punë nga SHBA në Tiranë, Leyla Moses-One i bëri Policisë së Shtetit.

Pjesë nga fjala e Lleshajt në Kuvend:

Sulmi ndaj policisë së shtetit është shenjë e këtij dëshpërimi të madh në përpjekjenj për të mbijetuar në kushtet e një reforme që e bën të vështirë mbijetesën e atyre që kane borxhe me ligjin. Jo vetëm sulme me fishekzjarrë me gurë, por edhe verbale që nuk po pushojnë edhe në rastet kur policia shënon suksese. Rasti i Rinasit është vetëm njëri prej tyre. Në një hark të shkurtër kohor pas një sulmi në Rinas, policia arriti të zbardhë shumë shpejt në mënyrë shteruese të provojë me dëshmi, me prova materiale, prova shkencore, një vepër të rëndë kriminale që me të drejtë ka tronditur një pjesë të opinionin publik. Edhe në këto kushte vijon një sulm që po kryesohet nga një person që unë i kam vënë një emër, Haxhi Mileti. Ata që e kanë lexuar Kadarenë e dinë kush është Haxhi Mileti. Për të intimiduar procesin e hetimit, duke bërë avokatinë e një prej bandave më të rrezikshme me të cilat është ndeshur policia e shtetit, ka thyer burgje ka vjedhur banka ka grabitur para, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit, ka lidhje të dokumentuara me celula të rrezikshme terroriste, dhe mbetet me rëndësi të mbahet në vëmendjen kjo situatë që është e pazakontë dhe e papranueshme.
Përkundër kësaj goditjeje që i bëhet policisë, gjej rastin të falenderoj partnerët publikun dhe kuvendin që i jep mbështetje policisë. Rasti më i fundit i të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë.

Kryediplomatja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka spikatur ditën e sotme me një deklaratë ku lëvdon Policinë e Shtetit. E ngarkuara me punë e SHBA është shprehur se Policia Shqiptare ka kryer një punë të shkëlqyer në luftën kundër krimeve dhe terrorizmit. Moses-Ones tha se policia shqiptare është një ndër më të mirat në Europë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e berishes grabitja ne rinas sander lleshaj seanca plenare 25 prill 2019 akuzat e berishes grabitja ne rinas sander lleshaj seanca plenare 25 prill 2019

Sondazh

Poll