Politike

Përbërja e Komisionit të ri Zgjedhor, kryesojnë mbledhjet Gjiknuri e Hajdari

25 Prill 2019, 10:42 Nga DOSJA
Përbërja e Komisionit të ri Zgjedhor, kryesojnë mbledhjet

TIRANË– Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 10 anëtarë ndryshe nga 18 që ka pasur në të shkuarën. Pesë prej anëtarëve janë nga mazhoranca, ndërsa të tjerët nga ‘opozita e re’.

Mësohet se anëtarët e PS-së do të jenë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Eni Ferhati dhe Alket Hyseni. Ndërsa anëtarët e opozitës së re janë Rudina Hajdari, Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti.

Në këtë komision bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga PD. Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor.

Ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ai që i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Balla ka kërkuar shtyrjen e afatit edhe pse ai i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është një muaj më vonë, deri në datën 16 maj 2019.  (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni parlamentar për reformën zgjedhore reforma zgjedhore seanca plenare 25 prill 2019 tirane komisioni parlamentar për reformën zgjedhore reforma zgjedhore seanca plenare 25 prill 2019 tirane

Sondazh

Poll