Politike

Opozita bllokon sot 5 akse rrugore, Balla paralajmëron Bashën: Harroje dhunën, do përballesh me ligjin

25 Prill 2019, 11:10 Nga DOSJA
Opozita bllokon sot 5 akse rrugore, Balla paralajmëron Bashën: Harroje

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend paralajmëroi kryedemokratin Lulzim Basha se do të përballej me ligjin.

Fillimisht Balla tregoi historinë e një investitori gjeman që kishte rastisur me një grupi turistësh në avionin që po vinte në Shqipëri. Balla tha se grupi i turistëve me shumë mundësi kishte dalë për të vizituar qytetet e tjera të Shqipërisë dhe se sot do t’i duheshin që të përballeshin me protestat e opozitës.

“Ke gjithë të drejtën të protestosh por harroje se mund të nxisësh dhunë se ke për t’u përballur me ligjin. Qoftë ti dhe kushdo që tenton të vandalizojë insitiucione apo të bllokojë rrugë.”

Ditën e sotme në orën 18:00 opozita do të protestojë sërish kundra qeverisë Rama. Mësohet se do të bllokohen 5 akse kryesore rrugore në vend dhe protesta do të zgjatë vetëm 1 orë.

Gjithashtu në fjalën e tij, Balla nuk ka lanë pa përmendur edhe arrestimin e 5 prej autorëve të dyshuar për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

“Kërkuat dorëheqjen! Po tani që u identifikua zinxhiri dhe  Policia ka arrestuar 5 autorë? E meriton një faleminderit Policia e Shtetit. E dërguara e SHBA-va tha sot që Policia e Shtetit është një nga më të mirat në Europë. Dhe ju e dini që amerianët nuk i bëjnë elozhet kot.”

Balla i referohet fjalës së deputetit Ralf Gjoni seancën e kaluar, i cili tha se nëse brenda tre javëve nuk kapen grabitësit e aeroportit të Rinasit ministri Lleshaj duhet të jap dorëheqje. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 25 prill 2019 seanca plenare 25 prill 2019 taulant balla lulzim basha protesta e opozites 25 prill 2019 seanca plenare 25 prill 2019 taulant balla

Sondazh

Poll