Politike

Etilda Gjonaj thirrje opozitës: Votoni projektligjin për policinë gjyqësore, sjell rezultate në luftën krimit

25 Prill 2019, 11:33 Nga DOSJA
Etilda Gjonaj thirrje opozitës: Votoni projektligjin për policinë

Tiranë-  Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shprehur duhet të votohet projektligji për Policinë Gjyqësore pasi sipas  saj me të do të luftohet më tepër krimi në vend. Ministrja ftoi edhe deputetët e opozitës të votojnë këtë ligj të ri.

“Projektligji për policinë gjyqësore garanton profesionalizimin në Policinë Gjyqësore, arsimin përkatës të oficerëve. Është i nevojshëm  reformimi i policisë Gjyqësore. Garancitë që iu ofrohen oficerëve të policisë gjyqësore janë të njëjtat standarde që ka parashikuar edhe reforma në drejtësi për prokurorët dhe gjykatësit dhe kjo do të japë rezultate në luftën kundër krimit.

Kjo reformë në drejtësi nuk u bë siç e deshëm, por sic duhet, sipas standardeve ndërkombëtare. Miratimi i këtij projektligji duhet të bëhet. Ftoj deputetët e opozitës ta votojnë. “, u shpreh Gjonaj.

Të njëjtën thirrje bëri sot në Kuvend edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili deklaroi se të gjithë deputetët duhet të votojnë ligjin.

Sot jemi në përmbyllje të miratimit në Kuvend të një prej paketave të reformës më të rëndësishme që ka ndërmarrë Shqipëria. Sot apeli im është edhe për deputetët e opozitës të votojnë ligjin sepse besoj se jeni të ndryshëm nga kolegët nga listat prej nga vini. Besoj se nuk keni hesape të hapura me drejtësinë, sikur mund të jetë kjo arsyeja pse ikën nga Kuvendi” tha Balla.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll