Politike

Sot pasdite opozita bllokon 5 akset rrugore në vend, ku do jetë Lulzim Basha

25 Prill 2019, 11:44 Nga DOSJA
Sot pasdite opozita bllokon 5 akset rrugore në vend, ku do jetë Lulzim

Tiranë- Ditën e sotme në orën 18:00 opozita do të bllokojë 5 akse rrugore në vend për 1 orë. Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha do të ndodhet në Milot, ku do të marrë pjesë në protestën e banorëve atje. Kjo protestë zhvillohet kundër qeverisë Rama pasi opozita  kërkon rrëzimin e tij nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Vendet ku do të zhvillohen protestat pasdite: 

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).

2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).

4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).

5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

Deputetet qe do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:1. Dhurata Cupi;
2. Astrit Veliaj 3. Fatbardha Kadiu 4. Genc Pollo 5. Valentina Duka 6. Klevis Balliu
7. Isuf Cela 8. Aldo Bumci 9. Izmira Ulqinaku 10. Lorenc Luka 11. Grida Duma 12. Albana Vokshi 13. Jorida Tabaku 14. Halim Kosova 15. Gent Strazimri 16. Agron Shehaj.

Taulant Balla sot nga salla e kuvendit i bërë thirrje Bashës që të harrojë dhunën në protesta dhe zgjedhje pasi sipas tij do të përballet me ligjin. (lexo këtu)

Ndërsa protesta e madhe e opozitës do të zhvillohet më 11 maj  dhe nis në orën 18:30 të pasdites. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozitës 25 prill lulzim basha protesta e opozitës 25 prill

Sondazh

Poll