Politike

Projekti për piramidën, Rama: Është ambicioz, qeveria e mëparshme kërkonte që ta shembte

25 Prill 2019, 08:02 Nga DOSJA
Projekti për piramidën, Rama: Është ambicioz, qeveria e

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë prezantimin e projetit për transformimin e godinës së Piramidës në një qendër inovacioni. 

Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff është prezantuar sot në ambientet e kryeministrisë projekti final i rijetezimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, të realizuar nga arkitekti me famë botërore, Viny Mass, i cili e shndërron atë në qendrën më të madhe ICT në rajon dhe aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit të 21 në kodim dhe teknologjinë e informacionit.                                                                                                                              

Në fjalën e tij, Veliaj është shprehur optimist se projekti i menduar do të jetë një histori suksesi për qytetin.

Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë.

Unë besoj që kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi. Mbaj mend kur Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj, vërtet morëm një vit ta koncpetonim, por mbaroi për 7 muaj. Sheshi mori 10 vite të koncpetohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqitparët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshjta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim alternativ”, – u shpreh Veliaj.

Pas Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se projekti ishte ambicioz dhe jo shumë i kushtueshëm duke mos harruar që qeveria e Berishës kërkonte që ta shembte.

“Simboli i diktaturës i jep fuqinë e simbolit të pushtetit të çdo njeriu. Dhe nga një godinë e ndërtuar për të sjellë në rresht të gjithë njerëzit që të adhuronin diktatorin, tani i sjell në tufa njerëzit për të celebruar lirinë dhejetën. Brenda Piramida do të ketë një program, ku falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar Amerikan dhe Vinin do u japim mundësi të rinjve që të lidhen me botën e teknologjisë së re. Do të jetë një Piramidë e botës së re dixhitale për t’u dhënë një mundësi të re. Një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë dhe pavarësisht se është ndër projektet më pak i shtrenjtë. Kombinon të shkuarën me të ardhmen. Ka pasur një moment kur një qeveri më parë vendosi që ta shembte piramidën. Ka pasur një debat publik madje u krijua edhe një masë kritike çuditërisht të rinjsh që shumë më pak lidhje kishin me kohën e shkuar që nënshkruan një peticion për të mos e shembur. Ruajtja e godinës nuk zgjidhi përfundimisht çështjen e funksionit të saj. Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e dixhitalizimit të vitit të ardhshëm për të gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do të ishte një moment fantastik, ia lë Lali Erit që ta mbajë fjalën, nëse është djalë e kemi bashkë, nëse është vajzë e mban ai, edhe pse nuk më pëlqen fort ky krahasim, pasi vajzat janë më të mira se djemtë. Në fund dua të kujtoj një shprehje ‘dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën projekti’. Jemi me projektin e duhur për të bërë ëndrrën realitet,” -shtoi kryeministri Rama.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj piramida e tiranes tirane edi rama erion veliaj piramida e tiranes tirane

Sondazh

Poll