Sport

Sena, Shumaker dhe tani Rasëll, a po lind një yll i ri në Formula 1?

10 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Sena, Shumaker dhe tani Rasëll, a po lind një yll i ri në Formula

ANGLI – Talentet zakonisht i djegin etapat dhe kalojnë përpara. Ky ishte rasti i Airton Senës, i cili në vitin e debutimit të tij në Formula 1 rrezikoi të fitonte në Montekarlo, pas timonit të një Tolemani modest.

Por kështu ndodhi edhe me Mikael Shumacherin, i cili mahniti me GP-në e tij të parë në Belgjikë me Jordan, për të fituar Botërorin vetëm tri sezone më vonë.

Çfarë mund të thuash në lidhje me Luis Hamiltonin, i cili menjëherë në podium në debutimin e tij me McLaren në Melburn. Më pas, britaniku fitoi 6 garave dhe në fund të kampionatit befasoi me vetëm një pikë larg Ferrarit të Raikonen, falë luftës vëllavrasëse me shokun e skuadrës Alonso?

Shembuj të klasës së lindur dhe shpejtësisë së jashtëzakonshme. A thua ka ardhur radha e pilotit 22-vjeçar britanik Xhorxh Rasëll për të shkëlqyer? Shenjat u dhanë në Grand Prix të Bahreinit…

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 grand prix i bahreinit luis hamilton sena shumaker xhorxh rasell formula 1 grand prix i bahreinit luis hamilton sena shumaker xhorxh rasell

Sondazh

Poll