Sport

VIDEO/ “Kujt i thua negrito ti”, fyerje raciste ndaj lojtarit me ngjyrë nga arbitri i katërt, ndërpritet ndeshja e Champi

8 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
VIDEO/ “Kujt i thua negrito ti”, fyerje raciste ndaj lojtarit me

TURQI– Ndeshja mes PSG dhe Istanbul Basakseir për Champions League është shtyrë. Sipas informacioneve të fundit, arbitri i katërt i ndeshjes Sebastian Coltescu, është skualifikuar me VAR. Ai është dëgjuar të ketë thënë “Ky djali i zi” për sulmuesin e Basakseir, Demba Ba.

Me të dëgjuar këtë shprehje dy skuadrat u larguan nga fusha dhe pas shumë diskutimeve është ndërprerë ndeshja dhe skuadrat janë futur në dhomat e zhveshjes. Në një video të publikuar shihet Demba Ba, i cili i kërkon llogari gjyqtarit dhe i shprehet:

“Ti kurrë nuk the ‘ky djalë i bardhë’, por ‘ky djalë’. Pse kur doni të flisni për një djalë të zi ju duhet të thoni ‘ky djalë i zi’? . Në atë moment, ka zbritur në fushë edhe drejtori sportiv i klubit të PSG, Leonardo që vendosën të largoheshin nga fusha.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basakseir demba ba psg basakseir demba ba psg

Sondazh

Poll