Aktualitet

10-vjeçarja abuzohej seksualisht prej 2 vitesh nga 57-vjeçari, dëshmia tronditëse e vajzës: Më tha do të vras prindërit

9 Dhjetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
10-vjeçarja abuzohej seksualisht prej 2 vitesh nga 57-vjeçari,

BERAT– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Kuçovës.

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10-vjeçe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

‘Balkanweb’ ka bërë publike dëshminë e të miturës, e cila pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit.

“57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi. Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vite me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht”-ka thënë 10-vjeçarja me inicialet A.D., në polici.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet dume 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet dume

Sondazh

Poll