Aktualitet

‘Made in Cernagoro’/ I penduari i Bandës së Durrësit zbardh planin alla-Cosanostra: Ndërruam lëndën plasëse n

9 Dhjetor 2020, 12:52 Nga DOSJA
‘Made in Cernagoro’/ I penduari i Bandës së Durrësit

TIRANË– Luftar Reçi, njeriu që zbardhi atentatet e realizuara nga Banda e Durrësit për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe ekzekutimin e Klodian Saliut, ka treguar edhe planet për të realizuar me përpikmëri planet. Në rrëfimin e tij në prokurori, dosje e zbardhur ekskluzivisht nga Dosja.al, i penduari rrëfen se fillimisht u realizua një minë me telekomandë, me dinamit. Por pas një telefonate që Indrit Taullai ka marrë, grupi mori një sasi tritoli C4, që mbante mbishkrimin “Made in Cernagoro” (Prodhuar në Malin e Zi).

“Gjatë kohës që po bëhej montimi i minës së telekomanduar në mjetin tip Golf, Indritit i telefonon dikush. Pas kësaj telefonate, Indrit Taullai na tha lëre montimin o lal, se ka ndryshuar plani dhe na tha të prisnim pak. Indriti na la në garazh ndërsa vetë doli jashtë duke u larguar për t’u rikthyer pas 15-20 minutash. Kur u kthye Indriti kishte me vete një pako që ishte me përmasa sa dy paketa cigare Malboro, ku sipas saj lexonte “Made in Cernagoro”. Indriti na tha se është C4, e cila do të zëvendësonte dinamitin që kishte montuar J… tek Mina. Unë e pashë vetë se ishte tritol C4., të cilin e njihja se kisha parë dhe herë të tjera. Indriti i tha J… se puna jote është vetëm ta montosh që të jetë në gjendje pune, e gatshme për të shpërthyer… J… e montoi dhe filloi çkodimin e kartave të celularit të cilat nuk duhet të pranonin asnjë thirrje përveç nga njëri numër tek tjetri. Pasi u bë montimi i minës së telekomanduar me c4., dolëm nga garazhi i shtëpisë së J… unë, Luli, Indriti, Lenti J… C…ku do të iknim në drejtime të ndryshme. Minën me telekomandë e kishte Indriti së bashku me telefonin tjetër ku ishte vendosur karta që do të kryente kontaktin për shpërthimin e minës me kartën ku ishte vendosur c4. “-rrëfen ai. 

Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion.

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfyer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e durrësit luftar reci lul berisha vrasja e vajdin lames banda e durrësit luftar reci lul berisha vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll