Aktualitet

“Natën çuna”/ I penduari rrëfen ç’ju tha Shullazi para ekzekutimit të Vajdin Lames: Ishte me një vajzë,

9 Dhjetor 2020, 12:58 Nga DOSJA
“Natën çuna”/ I penduari rrëfen ç’ju

TIRANË- Luftar Reçi në rrëfimin e tij në SPAK, ka treguar edhe takimin me të fortin e “Rrugës së Kavajës”, Emiljano Shullazi, në shkurt të vitit 2005, para ekzekutimit të Vajdin Lames. Në dëshminë e tij, Reçi thotë se pasi grupi zëvendësoi minën me dinamit me atë me C4, që ekzekutimi të ishte më i sigurtë, në Durrës tek shtëpia e motrës së Lul Berishës ka shkuar Emiljano Shullazi me një vajzë.

“Kur kemi dalë jashtë oborrit të J…, në rrugë ishte parkuar një makinë e llojit pezho ose Reno, me ngjyrë që anonte nga e zeza, tip i ri, ku pranë saj u afrua vetëm Indriti dhe takoi personin që ishte në timon. Kur Indriti u afrua tek mjeti në fjalë, shoferi hapi derën dhe u ndez drita e brendshme e mjetit. Unë pashë se në këtë mjet ishin dy persona, shoferi që ishte Emiljano Shullazi dhe një vajzë e cila ishte në vend të parë të mjetit. Unë isha në një largësi rreth 15 metra nga mjeti i Emiljanos. Sqaroj se Emiljanon e kisha të njohur se e kisha njohur më parë, ishte njohje e Lulit dhe Indritit. Unë pashë se Indriti ja dha minën me telekomandë që u përgatit brenda garazhdit Emiljano Shullazit. Para se të ikte Emiljano na u drejtua duke na thënë “Natën çuna”. 

Emiljano pasi mori minën u largua së bashku me vajzën që kishte në automjet dhe e përshkrova më lart. Pastaj secili prej nesh u shpërnda në drejtimin e tij….”-thotë ai. 

Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator të vrasjes së Vajdin Lames, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion.

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfyer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi luftar reci lul berisha emiljano shullazi luftar reci lul berisha

Sondazh

Poll