Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Luftar Reçi tregon si u montua mina për Vajdin Lamen: Indriti mori një ushtar dhe i kërkoi “dy telefona për

9 Dhjetor 2020, 12:45 Nga DOSJA
HAP PAS HAPI/ Luftar Reçi tregon si u montua mina për Vajdin Lamen:

TIRANË- Luftar Reçi ka rrëfyer me detaje para prokurorit të SPAK, mënyrën sesi ka ndihmuar bandën e Durrësit për të realizuar një minë me telekomandë që sipas tij është përdorur për të ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lame, më 27 shkurt 2005. Reçi, tashmë i penduar i drejtësisë thotë se pasi iu ka siguruar minën, ai ka gjetur përmes njohjeve të tij edhe lëndën plasëse. Grupi më pas nga piceria ka shkuar tek shtëpia e motrës së Lulzim Berishës. “Rreth orës 10-11 të darkës kanë ardhur tek piceria në Durrës J… dhe pas tij A.Z… Në prezencën time, të Lulit, Plarentit, Indritit dhe J… A… ka dorëzuar një pako me lëndë plasëse në një qese plastmasi ku ishin 6 ose 8 tubete me dinamit. Pas pak kohe, Luli, Lenti, Indriti, J… dhe unë shkuam tek shtëpia e motrës së Lulit që quhej J… ishte një shtëpi trekatëshe, me shkallë nga jashtë, në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMW x5, me ngjyrë të zezë, me lëkurë të verdhë nga brenda. në kat të parë të kësaj banese kishte një garazh ku u futëm të gjithë ne që do të përgatisnim lëndën plasëse për të cilën nuk e dija për çfarë do të përdorej.”-thotë ai, duke pretenduar se nuk e dinte për çfarë do të përdorej tritoli.”-thotë ai. 

Më tej, në rrëfimin e tij, Luftar Reçi tregon sesi u gjet përmes miqësive të bandës së Durrësit, edhe mundësia teknike për të realizuar minën me telekomandë në garazhin e shtëpisë së motrës së Lulzim Berishës. 

“U futëm në garazhin e shtëpisë së J… të gjithë së bashku, i kemi dhënë J… dinamitin dhe e kemi pyetur se çfarë të duhej tjetër për ta përgatitur. J… na tha se dua dy telefona celularë të ri dhe 2 karta telefoni. Duke qenë se ishte shumë vonë, rreth orës 23:24:00, Indriti ka telefonuar C…, një ushtar të tyre i cili bënte shërbime për Lulin dhe Indrititn dhe i kanë thënë a e ke numrin e telefonit të një dyqani që shiste telefona celular, person të cilin këta e kishin të njohur. Indriti i tha fol në telefon dhe shkoni bashkë tek dyqani i tij dhe merr dy telefona celularë të mirë, të ri se i kam për dy shoqe, të ketë edhe kartë shoqëruese. Kartat e celularit ishin vodafone dhe aparatet mesa mbaj mend ishin “Siemens”, të rinj të papërdorur. Këta telefona ishin me përmasa jo të mëdha, nuk e kujtoj ngjyrën por kanë pasur një shirit anash në ngjyrë floriri.”-thotë ai.

Në rrëfimin e tij, ai tregon se mina u vendos në derën e një golfi, brenda një bidoni me coca-cola. 

“Mesa kujtoj këta telefona ishin të paketuar në kartona dhe me karikuesa me vete. Gjatë kësaj kohe u dhanë disa mendime se për çfarë do të duhej kjo minë me telefomandë dhe Indriti më tha se këtë tritol do e përdorim për ta vendosur në një makinë dhe ajo makina do të vendoset në një makinë dhe ajo makina do të vendoset afër një makine tjetër që do e shpërthejmë. Pasi C… solli telefonat Siemes dhe dy karta vodafoni, ja dhamë J…, i cili në praninë tonë nisi të përgatiste minën plasëse. Në garazhd ishte dhe një makinë tip Volsvagen Gold 3, me ngjyrë gri dhe targa gjermane. U hap golfi dhe tek dera e shoferit u bë çmontimi i derës nga brenda dhe u mbush me copa hekuri të vogla metalike të cilat do i jepnin forcë dhe të shpërndaheshin pas shpërthimit. Tani më kujtohet që dinamiti ishte futur në një bidon Coca-Cola bosh, 1.5 lt me qëllim që të ishte i sigurtë se ku dot ë vendosej,”- rrëfen Luftar Reçi.

Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion. 

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfuer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luftar reci vajdin lame vrasja e vajdin lames luftar reci vajdin lame vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll