Aktualitet

E prekur nga Covid, Rama zbulon se Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë, artistja ka një mesazh për qytetarët: Mb

9 Dhjetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
E prekur nga Covid, Rama zbulon se Justina Aliaj është drejt

TIRANË– Artistja Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë. Kjo u tha nga kryeministri Edi Rama i cili ka postuar videon e artistes në Facebook.

Aliaj shprehet se ka vetëm një apel për njerëzit, që të vendosun maskën pasi ajo është jeta e tyre.


‘Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”- shprehet këngëtarja e cila shihet e veshur me rrobat e spitalit dhe me maskë.

Rama e shoqëron videon duke thënë se falë përpjekjeve të mjekëve ajo së shpejti mund të lërë ambientet e spitalit Infektiv.

‘Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme ku shpresa për jetën varej në një fije të hollë shprese. Falë përpjekjeve të stafit mjekësor të spitalit Infektiv, së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi. Për mjekët, infermierët, sanitarët, Justina ka disa fjalë zemre dhe një lutje që i del nga shpirti, për të gjithë qytetarët’

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama justina aliaj infektohet me covid edi rama justina aliaj infektohet me covid

Sondazh

Poll