Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, të rinjtë në Kukës protestojnë para Komisariatit të Policisë, parulla: A keni fëmijë ju?

9 Dhjetor 2020, 12:54 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, të rinjtë në Kukës

KUKËS– Disa të rinj në qytetin e Kukësit kanë protestuar para Komisariatit të Policisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha i cili u vra nga një efektiv i policisë.

Më parullën në dorë: A keni fëmijë ju?, të rinjtë janë bashkuar për të dënuar veprimin e policit.

Protesta kundrejt këtij veprimi janë zhvilluar në Shkodër, në Tiranë përballë kryeministrisë dhe pritet që të ketë sërish të tjera në orën 16:00.

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha proteste ne kukes klodian rasha proteste ne kukes

Sondazh

Poll