Aktualitet

Goditja FINALE erdhi nga Viktor Imeri!/ Rrëfimi i ‘il pentito’-s: Lul Berisha u shmang pas vrasjes së Vajdin Lames

9 Dhjetor 2020, 13:14 Nga DOSJA
Goditja FINALE erdhi nga Viktor Imeri!/ Rrëfimi i ‘il

TIRANË- Luftar Reçi rrëfen sesi ka mësuar për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame në muajin shkurt të vitit 2005. Reçi thotë se menjëherë pasi e ka dëgjuar ka telefonuar Lulzim Berishën, por ky i fundit ndodhej në Turqi, dhe është mjaftuar duke ia kaluar përgjegjësinë Indrit Taullait. Sipas Reçit, mina me C4 që u montua në Durrës tek shtëpia e motrës së Lulzim Berishës iu dha nga Indrit Taullai, Shullazit, dhe ky i fundit ia kaloi për të montuar njeriut të Viktor Ymerit, i njohur nga bandat si i saktë për këto punë. 

“Në këtë bisedë Indriti u shpreh se Tori (Viktor Ymeri) nga burgu ka gjetur njeriun e duhur për t’ja vendosur minën personit mu pas qafe. (ai e tha këtë në dialektin dibran) që të qeshja unë. Indriti më tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur. Brenda muajit shkurt të vitit 2005 është vrarë më shpërthim shtetasi Vajdin Lame në ashensor. Këtë vrasje e kam marrë vesh në media të nesërmen në mëngjes kur jam zgjuar. Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë sesi u bë kjo punë kështu.

Luli më tha: O lal, jam larg, këto janë punë Indriti (për Indrit Taullain), kur të vi do të flasim. Sepse ishte jashtë . Në biseda tavoline është thënë nga Indriti me mburrje “se pordhën e madhe e bëmë copë copë”, duke e përmendur me emër se ishte vrasja e Vajdin Lames. Në bisedat e bëra është thënë nga Indriti se informacionet dhe mbikqyrjen e Vajdin Lames e bënte …. kohët e fundit që ishte futur nga Viktor Ymeri. Në tavolinë është diskutuar se …. informonte Emiliano Shullazin si në kohën që është vendosur mina në ashensor, ashtu edhe për kohën që duhej shpërthyer mina nga Emiljano.”-thotë Reçi në rrëfimin e tij. 

Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator të vrasjes së Vajdin Lames, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion.

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfyer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(F.g/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi indrit taullai luftar reci vrasja e vajdin lames emiljano shullazi indrit taullai luftar reci vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll