Aktualitet

Dëbora zbardh Dardhën, nis kriposja e rrugëve, kërkohet kujdes nga shoferët: Vini gomat e dimrit

9 Dhjetor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Dëbora zbardh Dardhën, nis kriposja e rrugëve, kërkohet

KORÇË– Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, me shi dhe reshje dëborë. Përveç parkut kombëtar të Llogarasë edhe fshati turistik i Dardhës në Korçë është përfshirë nga reshjet e para të dëborës për këtë vit. Por moti i keq nuk ka kaluar pa probleme.


Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Në terren kanë dalë kamionët që po punojnë me kriposjen dhe hapjen e rrugëve, ndërsa shoferëve u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dardhe dëborë në dardhë moti i keq ne vend dardhe dëborë në dardhë moti i keq ne vend

Sondazh

Poll