Aktualitet

Kamioni përplas të moshuarën në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

9 Dhjetor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Kamioni përplas të moshuarën në Vlorë, dërgohet me

VLORË– Një grua është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Në orët e para të ditës së sotme në afërsi të spitalit të Vlorës një kamion ka aksidentuar shtetasen N.B, 60 vjeçe e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Gruaja u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës për tu kuruar nga plagët e marra, ndërkohë që mësohet se është jashtë rrezikur për jetën. Mjekët iu janë dashur ti kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale.

Njoftmi i policise:

Rreth ores 10:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në afërsi të spitalit Vlorë, një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore kamioni perplas gruan aksident ne vlore kamioni perplas gruan

Sondazh

Poll