Sport

VIDEO/ Lazio kualifikohet mes drithërimave, Dortmund përmbys Zenitin në Rusi

8 Dhjetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Lazio kualifikohet mes drithërimave, Dortmund përmbys Zenitin

EUROPË– Lazio dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para që kualifikohen për në raundin e 16 të Champions League. Në Romë, ekipit bardhekaltër i mjaftonte vetëm një barazim dhe atë e arriti kundër Club Brugge. Një 90 minutësh që përfundoi në 2-2, por një pikë e marrë mes shumë drithërimave.

Skuadra e Simone Inzaghit kaloi në epërsi shumë shpejt me Joaquin Correan në minutën e 12-të. Por nuk vonoi shumë dhe Brugge barazoi shifrat pas vetëm 3 minutash me Vormer. Megjithatë në të 27-ën Lazio gjeti sërish avantazhin me një penallti të realizuar nga Immobile.

Belgët edhe pse luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje barazuan me Vanaken në të 76-ën duke krijuar frikë dhe panik te Lazio që gjithsesi ruajti barazimin deri në fund dhe e mbylli grupin F në kuotën e 10 pikëve në vendin e 2-të. Në krye të këtij grupi u rendit Dortmundi që fitoi sfidën e fundit ndaj Zenit, 1-2 me përmbysje me golat Piszczek dhe Witsel.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund champions league lazio borussia dortmund champions league lazio

Sondazh

Poll