Sport

Nuk duhet të largohet më shumë se 30 kilometra, ja klauzola e çuditshme e Balotellit te Monza

8 Dhjetor 2020, 19:30 Nga DOSJA
Nuk duhet të largohet më shumë se 30 kilometra, ja klauzola e

ITALI– Mario Baloteli rikthehet në futbollin aktiv. Sulmuesi kishte që nga data 9 mars që nuk luante asnjë minutë kur në atë kohë mbante veshur fanellën e Brescias. Adriano Galliani ka përfshirë në kontratën e Balotellit te Monza një klauzolë, që parashikon që ai të mos largohet më shumë se 30 kilometra nga nga qendra sportive e klubit.

Sulmuesi do të duhet të jetojë në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës, Boateng. Klubi do ta monitorojë imtësisht jetën jashtë fushe të SuperMario. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Milanit përpara disa sezonesh. Vullneti i vetë Galianit ishte monitorimi nga afër i yllit të tyre të ri dhe për t’u rikthyer përsëri në atë “SuperMario” të shfaqur vite më parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli monza balotelli monza

Sondazh

Poll