Aktualitet

Operacioni ‘Aplikacioni’ vendos në pranga 3 persona, procedon një tjetër, organizonin lojërat e fatit në lokale

9 Dhjetor 2020, 10:01 Nga DOSJA
Operacioni ‘Aplikacioni’ vendos në pranga 3 persona, procedon

TIRANË- Policia e Tiranës në kuadër të operacionit ‘Aplikacioni’ ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Shtetasit u arrestuan pasi kanë zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Këtë veprimtari ata e zhvillonin në ambientet e një lokali.  Shtetasit të cilët u arresuan janë: T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D.

Veprimtaria zhvillohej në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., që ndodhet në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policise:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Aplikacioni”.Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aplikacioni, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, janë evidentuar dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë shtetasit:T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D., pasi në Rrugën e Dibrës, në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit S. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular dhe tre aparatura të cilat i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës dhe në këtë kuadër Policia e Tiranës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në tiranë lojera fati ne tirane arrestohen 3 persona në tiranë lojera fati ne tirane

Sondazh

Poll