Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit: Lulzim Berisha erdhi në kazinonë time, më kërkoi të vrisja Klodian Saliun, më tha më g

9 Dhjetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit: Lulzim Berisha erdhi në

TIRANË– Janë riahpur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë ndodhur vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.

I penduari Luftar Reçi ka dhënë dëshminë e tij duke treguar se ka qënë Lulzim Berisha ai që i ka kërkuar që ta vrasë Klodian Saliun.

Reçi ka treguar se ka qënë Lulzim Berisha ai i cili i ka ofruar një marrëveshje që të vriste Klodian Saliun. Takimi mes tyre ka ndodhur në kazinonë e Reçit që ndodhej në zonën e stacionit të Trenit në Tiranë.

“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i trenit ne Tirane, vend ku une kisha nje kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundershtuar dhe kishin frike se mos i vriste.Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës.’

Ai tregon se Berisha i ka kërkuar Luftar Reçit, në shkurt të vitit 2005, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. Bombën siç tregon ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë.

‘Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrsija fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002”, shprehet Reçi.

SPAK është kthyer pas në kohë për të zbardhur ekzekutorët dhe të përfshirët e personave në vrasjen e Klodian Saliut, të njohurit në atë kohë si rival i fortë i Lul Berishës.

Luftar Reçi, i njohur ndryshe si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. Reçi është vënë në pranga për nje tjetër krim, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar ende. Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje të ndodhur më datë 12 maj në vitin 2005, vrasja e Maksim Lalës. Reçi u kap në Allias, në një banesë të marrë me qira në këtë zonë të kryeqytetit, në afërsi të serave. Bashkë me Reçin, për vrasjen e Lalës u la në burg edhe nipi i tij, Taulant Elezi, që akuzohej si bashkëpunëtor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu luftar reci vajdin lamaj klodian saliu luftar reci vajdin lamaj

Sondazh

Poll