Aktualitet

Babai i Klodian Rashës mes lotësh: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja jo ta varrosja

9 Dhjetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Babai i Klodian Rashës mes lotësh: Ma vrau policia në derë

TIRANË– Mes lotëve babai i Klodian Rashës ka thënë për mediat ditën e sotme se priste që djalin ta martonte dhe jo ta dërgonte me arkivol në varreza.

Në një prononcim për ‘News24’ babai i viktimës, Qazim Rasha tha se policia është për të mbrojtur dhe jo për të vrarë. Ndër të tjera ai u shpreh se drejtësia duhet të vihet dhe nuk duhet që policia të vrasë çdo minutë.

Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e të gjithëve, e çdo race, e çdo babe, e çdo nëne. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti. Drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek rrugica e shtëpisë. Kush mund ta bëjë këtë?! Kush është ai polic?! Çfarë policie është ajo që të vret në derë të shtëpisë. Policia është për të mbrojtur, jo për të vrarë. Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi dhe doli të marrë cigare. Për maskën iku dhe e vranë. Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol.”, tha babai i viktimës mes lotëve dhe zerit që i dridhej nga dhimbja e madhe.

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha qazim rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha qazim rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka ...