Aktualitet

Deputeti Halit Valteri shkon të bëjë homazhe pranë familjes Rasha: Ministri dhe drejtori i Policisë të japin dorëheqjen!

9 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Deputeti Halit Valteri shkon të bëjë homazhe pranë familjes

TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e mortit pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes për ti shprehur ngushëllimet ishte deputeti Halit Valteri.

Valteri tha se ai do të protestojë për këtë akt të rëndë të ndërmarrë nga punonjësit e Policisë në datën 17 Dhjetor në Kuvend, dhe shtoi se shpreson që pas kësaj ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

Zoti i forcoftë familjarët, shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e vetë, dhe shpirti i tij të prehet në paqe. Protestën time do ta keni në Kuvend në datën 17 Dhjetor, dhe shpresoj që ministri dhe drejtori i Policisë së Shtetit të japin dorëheqjen pas këtij akti. Patjetër që e mbështes revoltën e qytetarëve’, u shpreh Valteri.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane halit valteri klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane halit valteri klodian rasha

Sondazh

Poll