Aktualitet

Dy marshime për vrasjen e Klodian Rashës, nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, çfarë pritet të ndodhë

9 Dhjetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Dy marshime për vrasjen e Klodian Rashës, nga Ministria e Brendshme te

TIRANË– Ditën e sotme pritet që të marshohet në orën 11:00 tek Minisitria e Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Të rinjtë e FRPD-së bëjnë me dije se në orën 11:00 do të jenë tek Ministria për të vazhduar marshimin e tyre.

Miremengjes! Ne oren 11.00 te rinje demokrate nisin tek Ministria e Brendshme nje marshim proteste per ekzekutimin nga policia te te riut Klodian Rasha. Itinerari i marshimit do te jete Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri, ku do te flasin kryetari i FRPD Belind Kelliçi dhe te rinj te tjere. Ftojme median te raportoje live.

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll