Aktualitet

Drogë, armë dhe municion luftarak, 5 të arrestuar në Skrapar

9 Dhjetor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Drogë, armë dhe municion luftarak, 5 të arrestuar në Skrapar

SKRAPAR– Ditën e sotme janë arrestuar 5 persona pasi në bashkëpunim trafikonin lëndë narkotike.

Si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas:A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç ( i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi).

Arrestimi i tyre i bë pasi u kapën në flagrancë në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.

Njoftimi i policise:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Skrapari”.Sekuestrohen 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, 3 automjete, 4 aparate celular, municion luftarak dhe dy thika.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi disamujor, si rezultat i provave të grumbulluara, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Skrapari”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas:A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç ( i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi).Arrestimi i tyre i bë pasi u kapën në flagrancë në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shtetas ne skrapar arrestohen 5 shtetas ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka ...