Aktualitet

Kishte 20.000 paund me vete, por si kishte deklaruar, ‘kapet’ 29-vjeçarja në Rinas, ku ia gjetën paratë e fshehu

9 Dhjetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Kishte 20.000 paund me vete, por si kishte deklaruar, ‘kapet’

TIRANË– Një 29-vjeçare është marrë nën hetim pasi është kapur me 20 mijë paund në valixhen e saj. E reja me iniciale V. D., i kishte fshehur paratë në një valizhe dhe nuk i kishte deklaruar. Policia e Shtetit njofton se e reja u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund.

Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit policia e shtetit aeroporti i rinasit policia e shtetit

Sondazh

Poll