Aktualitet

Merret në pyetje për herë të dytë efektivi që vrau Klodian Rashën, i qëndron të njëjtave deklaratave

9 Dhjetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Merret në pyetje për herë të dytë efektivi që vrau

TIRANË– Ditën e sotme është marrë në pyetje për herë të dytë efektivi që vrau 25 vjeçarin Klodian Rasha.

Efektivi i policisë i ka qëndruar të njëjtave deklarata që ka dhënë dhe herën e parë.

Si në dëshminë e dhënë përballë oficerëve të policisë gjyqësore të SHÇBA-së ashtu edhe prokurorit, efektivi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeçarit ka thënë se ndaj viktimës ka qëlluar pasi ka pasur dyshime se ai ka pasur një send në dorë që dyshohet të ketë qenë armë zjarri.

Dëshmia e tij bie në kundërshtim me deklaratat e policisë që thonë se Rasha ka qenë i armatosur dhe 100 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane vritet klodian rasha

Sondazh

Poll