Aktualitet

Berati nuk gjen qetësi/ Rastet e reja me Covid, 9 persona pozitivë me virus, mësues, mjekë dhe punonjës

9 Dhjetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
Berati nuk gjen qetësi/ Rastet e reja me Covid, 9 persona pozitivë me

BERAT– Qyteti i Beratit është kthyer në qëndër shpërthimesh rastesh nga Covidi. Cdo ditë raportohen për raste të reja ndërkohë që sot janë shtuar dhe 9 persona të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Kështu me virus është një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, një mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, një mësuese në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat.

Gjithashtu me Covid është prekur dhe një infermier në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal, një mjeke pediatre në Spitalin Rajonal, një punonjës i bashkisë Dimal dhe 3 punonjëse fasonerie.

Të gjitha rastet janë në gjëndje të mirë shëndetsore dhe janë karantinuar pranë banesave .

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi te infektuarit me covid ne berat koronavirusi ne shqiperi te infektuarit me covid ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka ...