Sport

Koronavirusi i ka bërë dëme të forta,Etrit Berisha del nga spitali, por për tu kthyer në fushë duhet kohë

8 Dhjetor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Koronavirusi i ka bërë dëme të forta,Etrit Berisha del nga

ITALI-Etrit Berisha është më mirë. Portieri shqiptar doli nga spitali Cona, duke filluar një rrugë rikuperimi që pritet të jetë e gjatë dhe plot pengesa. Ndryshe nga ajo që ndodhi me lojtarët e tjerë që dolën pozitivë, Covid-19 prodhoi simptoma të një rëndësie jo të vogël tek ai dhe te skuadra e Spal ata nuk duan të rrezikojnë. Por kur do të kthehet portieri shqiptar në fushë?

Në këtë moment është e pamundur të thuhet me siguri, por rreziku që mungesa e tij të zgjatet për një muaj tjetër është konkret. Nëse ndodh kështu, atëherë Spal duhet të bëjë pa portierin titullar deri në muajin janar, me mundësinë për ta parë mes shtyllave në rifillimin e kampionatit, në program në mesin e janarit kundër Reggiana.

Duke parë këtë mungesë SPAL ka vendosur të marrë Stefano Mielin si portier rezervë në mënyrë që të mos ketë probleme për ndeshjet e ardhshme në Serinë B. Ndryshe nga si ka ndodhur me lojtarë të tjerë që kanë rezultuar pozitivë, tek 31 vjecari Covid-19 ka shfaqur simptoma jo të parëndësishme e në kampin e Spal nuk duan të kalojnë rreziqe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berisha spal berisha spal

Sondazh

Poll