Aktualitet

“Gjaku shkon me gjak!”/ Kanuni i Lekë Dukagjinit në Shqipërinë e 2020, efektivi u vrau djalin, familja nga Puka e gatshm

9 Dhjetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
“Gjaku shkon me gjak!”/ Kanuni i Lekë Dukagjinit në

TIRANË– “Gjaku shkon me gjak,”-kështu premtoi xhaxhai i Klodian Rashës, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie mesnatën e djeshme vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Teksa intervistohej nga një televizon kombëtar, xhaxhai i 25-vjeçarit nuk ka shfaqur asnjë drojtje që të tregojë “forcën” e familjes së tij duke përmendur të gjithë burrat e zotë për të marrë hakun sipas Kanunit.

“Unë kam pesë vllazën, na është vrarë djali, këtë dimë ne dhe gjaku shkon me gjak,”-u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se nëse familja Rasha nuk do të ishte e kënaqur me dënimin që do të jepte drejtësia ndaj efektivit Nevaldo Hadëraj ata do të bënin vetëgjyqësi.

Vetëm pak pas tij, doli edhe vetë babai i Klodian Rashës, i cili gjithashtu edhe pse me lot në sy i prekur nga vdekja e të birit, e ka bërë të qartë qëllimin e tij.

“Të zbardhet e vërteta ndryshe, ndryshe, ndryshe, nuk mund të rri…,”-u shpreh ai teksa fliste për herë të parë lidhur me ngjarjen.

Por pse e përmend familja nga Puka gjakmarrjen?

“Gjaku me gjak paguhet”, është njëra ndër thëniet më të njohura të kodit primitiv të të jetuarit me Kanunin e Lekë Dukagjinit përpos “besës” që është po aq veprim provincial. Në kanunin e Lekë Dukagjinit, gjakmarrja ishte një konseguencë e një vrasjeje të mëherëshme, ose dhunimi të nderit. Megjithatë një grup i veçantë i njerëzve përjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratë, fëmijët, prifti të vjetrit dhe të sëmurët. Megjithatë ishte e ndaluar që të dhunohej trupi i të vrarit, pasi autori do të mbante përgjegjësi jo vetëm për një vrasje, por për dy.

Me teorinë “gjaku lahet me gjak”, po ecën dhe familja e 25-vjeçarit Rasha, të cilët nuk druhen që ta premtojnë publikisht një ‘dënim’ për efektivin e Policisë së Shtetit. Megjithatë vrasja me dashje për gjakmarrje sipas nenit 150 të Kodit Penale, dënohet me burgim jo më pak se 25 vjet ose me burgim të përjetshëm. Shumë më shumë vite burg nga çfarë parashikohet të bëjë Hadëraj, megjithatë duket se burrat e familjes e kanë mendjen e ndarë. Edhe pse kanë kaluar qindra vjet, shqiptarët sërish gjejnë ‘shpresë’ tek vetëgjyqësia. Mungesa e drejtësisë në vend kanë shtyrë rikthimin e Kanunit, si të vetmen shpresë që familjet e viktimave të gjejnë paqe për dhimbjen që u është shkaktuar. Duke harruar ndonjëherë edhe dhimbjen që shkaktohet nga pala tjetër, duke hapur kështu një seri vrasjesh…më të rrezikshëm se ato të mirëstrukturuara nga grupet kriminale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane familja rasha klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane familja rasha klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka ...