Sport

Lufta për pasurinë, del videoja ku Maradona tregon se nuk do të lërë testament për familjarët: Gjithçka që kam fituar d

8 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Lufta për pasurinë, del videoja ku Maradona tregon se nuk do të

ARGJENTINË- Vdekja e futbollistit Diego Armando Maradona i ka lënë të gjithë familjarët e tij të grinden me njëri-tjetërin në lidhje me pasurinë e tij. Të gjithë të afërmit e tij dhe familjarët po kërkojnë që të marrin diçka nga pasuria marramendëse që ai la pas. Ndërkohë që deri tani është deklaruar se ish-gruaja e tij, Klaudia Vilafane dhe 2 vajzat Dalma dhe Janina janë hequr nga testamenti i tij. Por së fundmi është publikuar një video e vetë Maradonës ku shprehet se nuk do tu lerë asnjë pasuri familjarëve dhe se do t’i dhuroj për bamirësi të gjitha të ardhurat që ka fituar gjatë jetës.

“E kuptoj që sa më shumë plakesh, të tjerët shqetësohen më shumë se çfarë do t’i trashëgosh se për tjetër gjë. Por jo, unë nuk do t’iu lë asgjë. Gjithçka që kam fituar në jetën time do t’a dhuroj,” tha ai.

Diego Maradona një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë në datën 25 dhejtor si pasojë e një arresti kardiak.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona klaudia vilafane diego armando maradona klaudia vilafane

Sondazh

Poll